2.7 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Bashkëpunimi me SHBA nuk ndryshon pas zgjedhjeve”, Kurti për bisedën e Trump...

“Bashkëpunimi me SHBA nuk ndryshon pas zgjedhjeve”, Kurti për bisedën e Trump me Vuçiç: Unë mbaj raporte zyrtare dhe politike

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur qëndrimin e qeverisë së tij për të vazhduar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve.

“Ne bashkëpunojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të pazëvendësueshme dhe me gjithë përkushtimin dhe sinqeritetin dhe seriozitetin tonë,” u shpreh Kurti, duke shtuar se për qeverinë e Kosovës bashkëpunimi me SHBA-në është prioritet.

Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti ritheksoi përkushtimin e qeverisë së tij për të ruajtur marrëdhëniet e ngushta me administratën amerikane, duke theksuar se synojnë t’i thellojnë ato jo vetëm në aspektin diplomatik.

“Ne dëshirojmë, jemi të gatshëm, shumë të interesuar që ta vazhdojmë këtë angazhim, pse jo edhe ta zgjerojmë dhe thellojmë këtë bashkëpunim i cili shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik,” theksoi Kurti.

Kurti është pyetur edhe për bisedën mes Trump dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe kush i ka raportet me të mira me kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë mes tij dhe liderit serb.

“Unë kam raporte zyrtare, shtetërore, politike. Kush i ka raportet më mirë me kë, nuk e di këtë punë”, nënvizoi Kurti.

Ai shprehu qëndrimin se Kosova do të vazhdojë traditën e bashkëpunimit me SHBA-në, pavarësisht se cila parti është në pushtet në Uashington.

Duke kujtuar historinë e mbështetjes amerikane, Kurti theksoi se kjo marrëdhënie është e palëkundshme.

“Çlirimin e kemi në kohën e presidentit demokrat, pavarësinë e kemi shpallur në kohën e presidentit republikan. Besoj që kjo flet shumë,” tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments