3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBankat e RMV-së do të mund të ofrojnë ndryshim të kushteve të...

Bankat e RMV-së do të mund të ofrojnë ndryshim të kushteve të dakorduara për kreditë

Ndryshim të kushteve të dakorduara të ekspozimit në kredi te bankat dhe kursimoret parasheh Dekreti me fuqi ligjore të cilin e solli miratoi Qeveria dje, pasi paraprakisht për këtë qëllim Këshilli i Bankës Popullore i miratoi ndryshimet e nevojshme rregullatore.

“Me Dekretin vërtetohet se si gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të realizohen mundësitë e dhëna me ndryshime rregullatore të miratuara nga Banka Popullore, të orientuara drejtë lehtësimit të barrës financiare të qytetarëve dhe të firmave të cilat për shkak të kësaj krize po përballen ose mund të përballen me vështirësi reale në pagesën e kredive në banka dhe kursimore”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Në këtë Dekret kanë punuar Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Masa për pagesë të shtyrë të kredive ishte paralajmëruar para një jave kur ekipi ekonomik qeveritar e publikoi vargun e parë të masave për mbështetje të ekonomisë në kushte të vëllimit të ulur dhe të ndaluar të punës për shkak të krizës me virusin korona, ndërsa qytetarët dhe firmat presin drejtime konkrete si edhe se çka do të nënkuptojë kjo masë, transmeton MIA.

Me ndryshimet rregullatore të cilat i solli Këshilli i Bankës Popullore, siç deklaroi para pak kohësh guvernatorja Anita Bezhovska Angellovska, bankat dhe kursimoret do të munden në disa mënyra t’ua lehtësojnë barrën financiare qytetarëve dhe firmave të kapluar nga kriza e koronës. Konkretisht, me shtyrjen e grejs-periudhës për pagesë të kredive, prolongimin e pagesës së kredisë në periudhë më të gjatë, norma më e vogël e interesit ose miratimin e kredisë së re më të favorshme për rifinancim të atij ekzistues.

Lehtësimet kanë të bëjnë për kredi konsumatore, banesore, për automobila, kartela kreditore, minus të lejuar, si dhe kredi të firmave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments