8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBANKAT DO TË MUND TË OFROJNË NDRYSHIM TË KUSHTEVE TË DAKORDUARA PËR...

BANKAT DO TË MUND TË OFROJNË NDRYSHIM TË KUSHTEVE TË DAKORDUARA PËR KREDITË, QEVERIA E MIRATOI DEKRETIN

Ndryshim të kushteve të dakorduara të ekspozimit në kredi te bankat dhe kursimoret parasheh Dekreti me fuqi ligjore të cilin e solli miratoi Qeveria dje, pasi paraprakisht për këtë qëllim Këshilli i Bankës Popullore i miratoi ndryshimet e nevojshme rregullatore.

“Me Dekretin vërtetohet se si gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të
realizohen mundësitë e dhëna me ndryshime rregullatore të miratuara nga
Banka Popullore, të orientuara drejtë lehtësimit të barrës financiare të
qytetarëve dhe të firmave të cilat për shkak të kësaj krize po përballen ose
mund të përballen me vështirësi reale në pagesën e kredive në banka dhe
kursimore”, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Në këtë Dekret kanë punuar Banka Popullore, Ministria e Financave dhe
Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Masa për pagesë të shtyrë të kredive ishte paralajmëruar para një jave kur
ekipi ekonomik qeveritar e publikoi vargun e parë të masave për mbështetje
të ekonomisë në kushte të vëllimit të ulur dhe të ndaluar të punës për shkak
të krizës me virusin korona, ndërsa qytetarët dhe firmat presin drejtime
konkrete si edhe se çka do të nënkuptojë kjo masë.

Me ndryshimet rregullatore të cilat i solli Këshilli i Bankës Popullore, siç
deklaroi para pak kohësh guvernatorja Anita Bezhovska Angellovska, bankat
dhe kursimoret do të munden në disa mënyra t’ua lehtësojnë barrën
financiare qytetarëve dhe firmave të kapluar nga kriza e koronës. Konkretisht,
me shtyrjen e grejs-periudhës për pagesë të kredive, prolongimin e pagesës
së kredisë në periudhë më të gjatë, norma më e vogël e interesit ose
miratimin e kredisë së re më të favorshme për rifinancim të atij ekzistues.

Lehtësimet kanë të bëjnë për kredi konsumatore, banesore, për automobila,
kartela kreditore, minus të lejuar, si dhe kredi të firmave.

Mundësohet ndryshim i favorshëm me kohë i kushteve kredituese që kreditë
të mos bëhen jofunksionale. Deri në fund të shtatorit secila vonesë deri në
150 ditë nuk do të llogaritet si kredi jofunksionale.

Angellovska Bezhovska tha se Banka Popullore nuk ka kompetenca ligjore që
të shpallë moratorium të pagesës së kredive. Por, në thelb, në krahasim me
masën vetëm me moratorium, ndryshimet e miratuara rregullatore ofrojnë
një varg më të gjerë të përfitimeve për qytetarët dhe firmat (shtyrje,
ndryshim të normës së interesit dhe të ngjashme).

“Banka Popullore, Ministria e Financave dhe Asociacini i Bankave të
Maqedonisë po punojnë në dekretin me të cilin do të konfirmohet mënyrë
më e thjeshtë për komunikim dhe rregullim të marrëdhënieve të
kontraktuara ndërmjet shfrytëzuesve të kredive që janë të prekur dhe
bankave dhe kursimoreve. Po gjendet mënyra më efikase dhe ajo do të
bëhet e ditur për qytetarët”, tha guvernatorja në një intervistë për RTVM.
Sipas deklaratës së para pak kohësh të ministres së Financave, Nina
Angellovska, shtyrja do të nënkuptonte ngrirje të kësteve për tre muajt e
ardhshëm.

“Dekreti momentalisht thotë se secila bankë do të publikojë në ueb-faqen e
saj ose do ta njoftojë secilin klient për ofertë më të volitshme. Nëse personi
fizik në afat prej 10 ditëve nuk deklarohet gjegjësisht nuk thotë se e refuzon
ofertën do të konsiderohet se oferta(ngrirje e kësteve pr tre muaj) është
pranuar”, deklaroi ministrja.

Asociacioni i Bankave të Maqedonisë përmes një kumtese porosit se anëtaret
e saja janë të gatshme të dalin në ndihmë të gjithë kërkesave të qytetarëve
dhe kompanive të cilët përballen ose do të përballen me pamundësi kohore
për pagesë të kredive. Por, për shkak të mënjanimit të çfarëdo lloj dilemash
dhe spekulimeve, siç bënë të ditur, këto masa nuk nënkuptojnë moratorium
të pagesës drejtë bankave dhe kursimoreve, por japin mundësi për mënyrë
të shpejtë dhe efikase që t’iu ndihmohet të gjithë atyre që kanë nevojë për
momentin dhe muajt e ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments