13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeBanka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti...

Banka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti i çmimeve

Guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska Bezhoska bind se banka qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme me qëllim që ta mbajë stabilitetin e çmimeve. Thotë se me zgjuarsi i ndjekin të gjitha lëvizjet dhe nëse ka nevojë, do të reagojnë në mënyrë adekuate.

Deri tani, siç deklaroi, inflacioni mbahet në korniza mesatare. Pritjet janë se ky përshpejtim i inflacionit do të stabilizohet dhe nga viti i ardhshëm do të jetë më i ulët në krahasim me këtë vit.
“Deri tani inflacioni qëndron në korniza mesatare, edhe pse ne bëjmë revizion prej 1,5 për qind në 2,2 për qind. 2,2 për qind ende tregon mbajtje të inflacionit në korniza mesatare. Ajo që më së shumti është e rëndësishme kur bëhet fjalë për inflacionin, është se duhet t’i dimë faktorët të cilat e lëvizin inflacionin. Në këtë rast, në bazë bëhet fjalë për faktorë global. Ne jemi ekonomi e vogël e hapur, rriten çmimet e prodhimeve primare në bursat botërore. Por, gjithashtu më e rëndësishme është se sipas institucioneve ndërkombëtare pritet ky përshpejtim i inflacionit të stabilizohet dhe vitin e ardhshëm të jetë më mesatar gjegjësisht më i ulët se këtë vit”, tha guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp me homologun e saj kroar Boris Vujçiq.

Nëse ka nevojë, siç potencoi guvernatorja, do të kalojë drejt shtrëngimit të politikës monetare, por që të ndodh kjo, të rëndësishme janë dy faktorë – rezervat devizore të cilat tani janë në nivel prej katër miliard dhe janë dyfish më të larta në krahasim me kohën e krizës ekonomike globale, si dhe pritjet e inflacionit se vijon stabilizim.

Sipas guvernatorit të Bankës Popullore kroate në Maqedoninë e Veriut në lidhje me inflacionin nuk ndodh asgjë më ndryshe nga ajo në shtetet tjera. Konsideron se duhet të mbetet i kujdesshëm dhe të ndiqen të dhënat në kuartalin e tretë dhe të katërt të vitit të cilat do të jenë treguesi më i mirë nëse lëvizjet momentale të çmimeve janë të përkohshme, Në lidhje me borxhin publik, Vujçiq rekomandon që periudha e ardhshme e rimëkëmbjes të shfrytëzohet që të zvogëlohet borxhi publik në lidhje me BPV-në

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments