16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBajram Rexhepi: BDI-ja përballet lehtë me sfidat sepse jemi dëshmuar

Bajram Rexhepi: BDI-ja përballet lehtë me sfidat sepse jemi dëshmuar

Kandidati i BDI-së, Bajram Rexhepi, në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet nacionale, ka zhvilluar disa aktivitete elektorale. Së pari, Z. Bajram Rexhepi, ka qëndruar brenda kompanisë me reputacion rajonal e global “Renova”, ku takoi menaxhmentin e kësaj kompanie. “Ne e kemi prioritet zhvillimin ekonomik, kompanitë si “Renova”, i japin krah jo vetëm vendeve të reja të punës, por edhe stabilitetit dhe perspektivës së kësaj ane”, theksoi z. Rexhepi.

Z. Rexhepi ka potencuar se fuqizimi ekonomik gjatë pandemisë, për sektorin publik e privat, ishte një e arritur e ekspertëve të BDI-së dhe politikave ekonomike.

Z. Bajram Rexhepi ka vizituar edhe kompaninë “Unitas” dhe tregun e gjelbër. Në bashkëbisedim me zyrtarët e kompanisë, z. Rexhepi ka vlerësuar angazhimin e tyre, duke diskutuar për programin investiv të BDI-së.

Z. Rexhepi, kandidat i BDI-së për Parlament, në takim me prodhuesit bujqësor në tregun e gjelbër, vlerësoi lart prodhimin vendor, në veçanti prodhimin bujqësor i cili siguron ekzistencën e mijëra familjeve. “Investimet në bujqësi, është investimi më i vlershëm që mund të bëj një qeveri sepse, siguron vende pune dhe të ardhura për më shumë banorë, duke siguruar cilësi të ushqimit dhe ndaljen e importit”, ceku z. Bajram Rexhepi, duke potencuar se fitorja politike dhe atdhetare është te BDI-ja dhe numri 9.

BDI-ja përballet lehtë me sfidat sepse jemi dëshmuar, theksoi z. Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments