BallinaLajmeAzir Aliu Ministër i Shëndetësisë-VLEN /Kur nuk ka reforma, shet autoambulanca si...

Azir Aliu Ministër i Shëndetësisë-VLEN /Kur nuk ka reforma, shet autoambulanca si sukses.

www.telegrami.mk

Kjo është skema që po përsëritet prej vitesh nga ministrat shqiptarë në shëndetësi. Sot del Ministria e Shëndetësisë dhe njofton furnizimin me 100 autoambulanca të reja në vlerë 461 milionë denarë, duke e paraqitur si arritje të madhe. Ministri Azir Aliu flet për “rritje të kapaciteteve” dhe “reagim më efikas”.

Por publiku këtë film e ka parë disa herë.

Në vitin 2023, ish-ministri Fatmir Mexhiti e quante blerjen e 22 autoambulancave “më të madhen në histori”. Po të njëjtat fjali, po i njëjti narrativ: modernizim, pajisje bashkëkohore, shërbim më i mirë.

Edhe më herët, në vitin 2007, gjatë mandatit të Dr. Imer Selmanit, janë shpërndarë dhjetëra autoambulanca nëpër spitalet e vendit. Ka arkiva, ka dëshmi, ka raportime nga terreni.

Pra, çdo ministër bën të njëjtën gjë:
ndërron numrin e autoambulancave dhe e shet si “epokë të re”.

Ndërkohë, realiteti në terren mbetet i pandryshuar:
mungesë mjekësh, ikje e stafit, lista pritjeje, menaxhim i dobët dhe standarde të lëkundura.

Autoambulancat janë të domosdoshme — por nuk janë reformë.
Janë mjet pune, jo politikë shëndetësore.

Nëse çdo disa vite përsëritet i njëjti “sukses”, atëherë problemi nuk është te mungesa e investimeve — por te mungesa e vizionit….www.telegrami.mk

=====================================================

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments