16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeAvziu: Qyteti i Tetovës, prej sot me zyrë funksionale ,,Një pikë shërbimi”,...

Avziu: Qyteti i Tetovës, prej sot me zyrë funksionale ,,Një pikë shërbimi”, pa sportele dhe pa rradhë të gjata të pritjes

Sekretari Shtetëror i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë – Adem Avziu njoftoi se Qyteti i Tetovës, prej sot është bërë me zyrë funksionale ,,Një pikë shërbimi”, pa sportele dhe pa rradhë të gjata të pritjes.

Geplaatst door Adem Avziu op Maandag 22 juni 2020

Kjo hapësirë është vendi ku qytetarët do të mund të marrin informacione mbi 136 shërbime, të disponueshme në Portalin kombëtar: uslugi.gov.mk. Qytetarët të cilët do të hasin vështirësi për t’u regjistruar në Portal prej në shtëpitë e tyre, këtë do të mund ta zgjidhin pranë kësaj zyre.

Gjithashtu, me ndihmën e Katalogut të shërbimeve, të punësuarit pranë kësaj zyre do të mund t’u ofrojnë qytetarëve edhe informacionet e nevojshme mbi marrjen e secilit prej 761 shërbimeve të publikuara në Portal.” – thotë Avziu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments