17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionAvokati serb pyet Grenellin: Si e dije dy javë më parë që...

Avokati serb pyet Grenellin: Si e dije dy javë më parë që Sanduloviq do të arrestohej për vendosjen e luleve mbi varrin e Blerina Jasharit?

Avokati serb Çedomir Stojkoviq, ka ngritur pikëpyetje për raportin e ish-emisarit të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Stojkoviq i cili njëherit është edhe avokat i politikanit opozitar serb që u rrah ditë më parë, Nikola Sanduloviq në një postim në “X” ka shkruar sesi ka mundur ta di Grenell javë më parë Sanduloviq do të arrestohej.

“Do të isha i lumtur të zbuloja se si Richard Grenell e dinte dy javë më parë se Nikolla Sanduloviq do të arrestohej? Vërtetë, ai mori një medalje nga presidenti Alkesandar Vuçiq dy muaj më parë, në të njëjtën mënyrë që Aleksandar Vuçiq mori një medalje nga Vladimir Putin 5 vjet më parë…”, ka shkruar Stojkoviq në “X”.

Ai më tej ka pyetur ish-emisarin e SHBA-ve, Richard Grenell se a ishte në dijeni që Sanduloviq do të arrestohej pas homazheve te varrezat e familjes Jashari.

“A mund të më thoni zotri Grenell, a e dinit ju se zoti Sanduloviq do të arrestohej për vendosjen e luleve mbi varrin e Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare shqiptare të vrarë në vitin 1998? E pyes këtë sepse Aleksandër Vulin, agjenti i Putinit në Serbi, i cili është nën sanksionet e SHBA-së, pretendoi dje se e kishte urdhëruar arrestimin dy muaj më parë. Pyes veten nëse bisedat konfidenciale të mia apo të dikujt tjetër ia keni përcjellë Aleksandar Vulin-it apo ai ju ka përcjellë falas informacionin se kë do të arrestojë Serbia ilegalisht? Ndoshta Vulin ju tha paraprakisht se do ta rrihnin dhe do t’i thyenin brinjët?”, ka shkruar tutje Stojkoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments