16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAvokati Raufi: Aziri ka qenë në UÇK, por kjo nuk e bën...

Avokati Raufi: Aziri ka qenë në UÇK, por kjo nuk e bën terrorist! Fatime Fetai: Unë nuk e kam përmendur fjalën UÇK

Për të akuzuarit e “Monstrës” prokuroria ka kërkuar informacione nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, nëse ndonjëri i të akuzuarve ka qenë pjesëtarë i UÇK-së. Kështu deklaroi mbrëmë në Click Plus avokati Naser Raufi, sipas së cilit, këto informacione janë kërkuar me qëllim që të rëndojnë mbi akuzën dhe të akuzuarit të kenë dënim më të lartë.

 “Në fjalët përfundimtare të prokurorisë, prokurorja ka kërkuar për çdo të akuzuar informacione prej shërbimeve sekrete, se nëse ndonjëri prej të akuzuarve është pjesëmarrës i ndonjë bande kriminele apo në ndonjë organizatë terroriste. Unë e di që vetëm vëllai i Bedriut, Fejziu ka qenë pjesëtarë, tjetër askush. Edhe ashtu kthetra që ka qenë për prokuroren ky është moment që dënimi të jetë shumë më i lartë, pasi që kanë qenë si anëtarë i UÇK-së”, tha Naser Raufi – avokat i të akuzuarve.

 “Fjala UÇK, i nderuar trup gjykues, në gjithë fjalët përfundimtare a e keni dëgjuar ndonjëherë të vetme të përdoret fjala UÇK , nga unë apo nga çdo kush tjetër në procedurë gjatë 3 viteve që po zgjatë kjo procedurë. Asnjë në këtë procedurë nuk është i akuzuar për pjesëmarrje në UÇK, e as ndokujt i përkeqësohet pozicioni I tij në këtë procedurë për pjesëmarrje eventuale të tij në UÇK”, potencoi Fatime Fetai – prokurore.

Fetai tha se kjo që pohon mbrojtja, në këtë situatë mund të shkaktoj emocione dhe urrejtje gjë që nuk është e dëshiruar në këto momente. Për dallim nga deklarata e dhënë në Clik Plus, Raufi në seancën gjyqësore dje u pajtua me prokuroren Fetai.

 “Kemi të drejtë të ri-replikojmë sepse ka të drejtë prokurorja e nderuar. Gjithsesi të mos i ndezim emocionet”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Gjatë debatit në Click Plus Raufi sërish përsëriti qëndrimin se rasti Monstra është i montuar. Gjithashtu edhe juristi Jeton Shasivari tha se të akuzuarit fajësohen vetëm se janë shqiptarë dhe se pa motiv të dëshmuar nuk ka  terrorizëm të dëshmuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments