15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeAvokati Kehoe flet pas seancës: "Pritjet janë që Thaçi të shpallet i...

Avokati Kehoe flet pas seancës: “Pritjet janë që Thaçi të shpallet i pafajshëm!

Mbrojtja e Hashim Thaçi pret që ish-presidenti i Kosovës të shpallet i pafajshëm, shkruan KosovaPress. Në një deklaratë për media pas seancës hapëse të tyre, avokati Gregory Kehoe deklaroi se do të ftohen shumë figura të rëndësishme ndërkombëtare për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara.

Avokati Kehoe tha se provat që sollën sot (e martë) para trupit gjykues dëshmojnë qartë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë efektive komanduese.

“Pritjet janë që klienti ynë të shpallet i pafajshëm. Natyrisht, ju i keni parë provat që kemi paraqitur. Është një rast që është paraqitur nga ZPS për komandimin dhe kontrollin, komandimin dhe kontrollin efektiv. Dhe unë mendova se provat që sollëm sot, tregojnë qartë se nuk kishte strukturë komanduese dhe kontrolli, dhe sigurisht jo një strukturë efektive kontrolli komandues. UÇK-ja vepronte në nivel bazë dhe vepronte me kontrollin e zonave operative, dhe komandantëve të zonave operative dhe nuk ishte një zinxhir komandues vertikal. Mendoj se e kemi bërë mjaft të qartë sot”, deklaroi Kehoe.

Kehoe deklaroi se do të ftohen si dëshmitarë shumë prej figurave të rëndësishme ndërkombëtare, edhe pse shtoi se për shkak të moshës kishin kërkuar që të merrnin dëshmitë e tyre përpara procesit të gjykimit.

Gjatë procesit të sotëm (e martë), është përmendur edhe emri i presidentit aktual amerikan Joe Biden kur ishte takuar me Thaçin në verën e vitit 1999.Por Kehoe deklaroi se do të jetë e vështirë që të sjellin në Holandë numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë fjalës hyrëse, mbrojtja e Thaçit shfrytëzoi edhe aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë në rastin e Fatmir Limajt dhe të Ramush Haradinajt.

Avokati Kehoe tha se ato vendime të këtyre dy rasteve janë shumë të rëndësishme.

Avokati Kehoe u shpreh se do të konsiderojnë seriozisht edhe lirimin me kusht për klientin e tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments