15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaTrump nën arrest, reagon Shtëpia e Bardhë: Kjo ngjarje nuk është në...

Trump nën arrest, reagon Shtëpia e Bardhë: Kjo ngjarje nuk është në fokusin tonë

Gjyqi ndaj paraardhësit të tij nuk do të jetë prioritet i ditës së sotme për presidentin e SHBA, Joe Biden. Kështu thuhet në një deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë, ku shtohet se presidenti Joe Biden dhe këtë ditë si çdo ditë tjetër do të përqendrohet tek populli i tij.

“Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan si çdo ditë. Kjo nuk është diçka që është në fokus për të,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Nga ana tjetër, Donald Trump është nën arrest dhe akuzohet për 34 vepra penale. Ndër të tjera, dyshohet se ish presidenti i SHBA ka paguar aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels,  në këmbim të heshtjes së saj për një aferë të mundshme mes tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments