Avni Rustemi lindi në Libohovë më 22 Shtator 1985. Gjat tërë jetës së tij Avniu u shqua si patriot dhe revolucionar; në qershor më 1920, disa ditë pasi filloi Lufta e Vlorës, vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, i cili përbënte një rrezik të dorës së parë për interest e Shqipërisë.
Më 20 prill 1924 kur akrepat shënonin 15:55, Isuf Reçi, pa i thënë asnjë fjalë Avni Rustemit, nxori pistoletën nga brezi, ia drejtoi dhe dy krisma të thata e lëkundën Avni Rustemin. Duke u mbajtur në objekte aty pranë, Avniu arriti të nxirrte nga brezi pistoletën e vet dhe të qëllojë katër herë drejt tij, por asnjë plumb nuk e preku atentatorin. Rrëmuja, klithmat dhe urdhri pa objekt i dëshmitarëve “kapeni vrasësin” ishte skena e dytë e ngjarjes. Një pellg gjaku përreth trupit të plagosur dhe zhdukja e atentatorit përbënin skenën e tretë, e cila pati si epilog vdekjen pas dy ditësh të tij, më 22 prill 1924.
O AVNI RUSTEM MARINA
(Libohovë)
Telegrafët ven’ e vinë
Pjesin për Avni Rustemnë:
“Vrau Esat Pashë Zadenë.”
O Avi Rustem Marina,
Shkove burra, shkove trima,
Në Paris ç’e bërë prima:
Qëllove si vetëtima!
Që më gjasht’ e gjer më tetë,
Në këmbë e bëre nobenë,
Të mbaroje marifenë!
Marifenë ç’e mbarove,
Esat Pashën ç’e qëllove.
U ngrenë policët e ranë:
“Kush e qëlloi Pashanë?”
“Un’ e vrava qerratanë,
Se punonte propagandë
Me Serbin’ e me Junanë.”
“Avni vatan’ e nderove,
Shqipërinë e gëzove!”
AVNI Rustemn na e vranë
(Dukat – Vlorë)
Kjo Vlora këtë herë,
Bir’ i nënës , o Avni!
Të madh e vuri veremnë,
Që kur vranë deputenë,
Trimn’ e madh, Avni Rustemnë.
“Në hotel, te haje bukë,
Të mori plumbi në kukë”
Zogu me ca tradhëtarë
Avni Rustemn na e vranë.
S’do t’ja lëm’ hakën pa marrë!
Avniu e tha një fjalë:
“Vlorë të ma bëni varrë,
Bashkë me Smail Qemalë,
Të kem përkundrejt Sazanë,
Karaborun’ e limanë!”
NJË DJALË NGA LIBOHOVA
(Gjirokastër)
Një djalë nga Libohova,
djalë e deli djalë,
i mbaruari nga shkolla,
mbushi xhepat me të holla,
dhe u nis për Ingliterë,
rrovoleergjëndë e plumbaverdhë.
Më të prapë e hodhi de(t)në,
për Paris mori dervenë.
Në Paris vate qëndroi.
Esat Pashën e kërkoi.
Seç e gjeti Esat bejnë,
në hotel tek pij kafenë;
një letër ia dorëzoi;
Esat Pasha s’e peshoi,
letrën e shkretë vështroi.
– O Pasha, more Pasha,
s’ka gjë brënda letëra,
për tradhëtarë plumb aka,
po t’I dërgon nëneja,
shqipe hallemadheja.
– Aferim ! Avni, o djalë,
ç’e ngordhe Esat lugatnë.
Dual policët e thanë:
– Kush e vrau Esat Pashanë?
– Unë e vrava qerratanë,
se punoi prapagandë,
me Serbi e me Junanë,
me thes e mori paranë,
që të na shesë vatanë.
LULE, O AVNI RUSTEMI
( Tepelenë)
Mos pandeh se u harrove,
Lule o Avni Rustemi,
Në Paris vajte qëndrove,
Esat qenin e qëllove,
Të shtat ja numurove,
Shqipërinë e shpëtove.
Përzgjedhja nga Dilaver Goxhaj