14.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeAtë që nuk e bëri Arbër Ademi për vendlindjen e bën ...

Atë që nuk e bëri Arbër Ademi për vendlindjen e bën JETON SHAQIRI: MUAJIN TJETËR VENDOSET GURTHEMELI PËR GJIMNAZIN “SAMI FRASHËRI” NË KUMANOVË

www.telegrami.mk

lajmi interaktiv

Arbër Ademi deputeti aktual i BDI-së,me moshën e re që kishte ,dhe elanin që i jepte posti nuk i falet që si Ministër i MASH-it kur ishte nga 1 qershori i 2018 nuk u angazhua për vendlindjen Kumanovën ,të paktën themelet ti kishte filluar ti hapë pa kur të bëhej ndërtimi i një objekti shkollor i arsimit të mesëm-gjimnazin ,siç u angazhua në Shkup për përfundimin e objektit disa milionësh euro të shkollës fillore Kiro Gligorov

,por po e bën në Kumanovë tash muajin në vazhdim Ministri i MASH-it nga rradhët e BDI-së Jeton Shaqiri nga Struga .URIME MINISTËR …

—————————————————-

lajmi aktiv që qarkullon

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një porosie në rrjetet sociale ka bërë të ditur se muajin tjetër vendoset gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë.

“Po ndaj sot një nga lajmet më të mirëpritura për Kumanovën – pas përmbylljes së procedurës tenderuese për ndërtimin e gjimnazit të Kumanovës “Sami Frashëri”, sot kisha kënaqësinë të nënshkruaj vendimin për zgjedhjen e kompanisë fituese të kësaj procedure. Gjatë muajit prill, pas nënshkrimit të kontratës, do të hidhet gurëthemeli në rrethin e kampusit shkollor në lagjen Bedinjë për objektin krejtësisht të ri për 1200 nxënës të gjimnazit të Kumanovës, ndërsa kompania fituese brenda 24 muajve duhet të dorëzojë çelësat e shkollës së re”, njoftoi ministri Shaqiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments