8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeAshpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më...

Ashpërsohen kufizimet në Gjermani, rajoni i Bavarisë në izolim total deri më 5 janar

Një nga rajonet e Gjermanisë, Bavaria, ka vendosur të ashpërsojë masat anti-Covid duke u futur në izolim total, pasi vendi ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19.

“Fatkeqësisht situata është serioze. Nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të bëjmë më shumë, duhet të marrim masa të tjera. Kjo është pse mblodha një cabinet në mënyrë që të miratojmë disa masa përpara Krishtlindjes me qëllim pët të luftuar më mire virusin dhe sfidave që na paraqet,” – u shpreh lideri i CSU-së Markus Soeder.

Qytetarëve të rajonit të Bavarisë do t’u lejohet të dalin nga shtëpia vetëm në raste të justifikuara, si për të shkuar në punë, spital apo shkollë.

Pavarësisht se institucionet arsimore do të qëndrojnë të hapura, nxënësit mbi 13 vjec duhet ta ndjekin mësimin vetëm me orare të alternuara.  

Ky shtetrrethim do të zgjasë deri më 5 janar dhe ka si qëllim të shmangë çdo grumbullim që mund të bëhet gjatë Krishtlindjes apo Vitit të Ri.

Megjithëse Gjermania ka arritur ta mbajë pandeminë nën kontroll gjatë muajve Mars dhe Prill, tani ajo po përballet me një vale të dytë më intensive.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendosur të zgjasë periudhën e kufizimeve, si ndalimi I grumbullimeve me më shumë se 5 persona apo mbyllja e lokaleve dhe restoranteve, deri në datën 10 janar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments