11.7 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeAShMAA për TV21: Operatorët të shkyçin kanalet televizive ruse

AShMAA për TV21: Operatorët të shkyçin kanalet televizive ruse

Nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele në Maqedoninë e Veriut për TV21 njoftojnë se pas rekomandimeve të marra nga Qeveria, janë lëshuar udhëzues deri tek operatorët e rrjetit publik të komunikimit që të përjashtojnë kanalet e Federatës Ruse nga lista e programeve televizive.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur më 27 shkurt 2022 i rekomandoi Agjencisë që “të udhëzojë operatorët kabllorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut që të përjashtojnë kanalet ku Federata Ruse paraqitet si themeluese ose janë individë privatë, persona fizikë ose juridikë me origjinë nga Federata Ruse.” Bazuar në këtë, Agjencia ka udhëzuar me shkrim të gjithë operatorët e rrjetit publik të komunikimeve elektronike, që nëse shkyçja nuk u shkakton dëm financiar, menjëherë t’i shkyçin këto kanale dhe sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më gjatë se tri ditë nga data e marrjes së shkresës, të informojnë Agjencinë për aktivitetet e ndërmarra”, thuhet në njoftimin e AShMAA për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments