16 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeASHMAA dënon shkrimin e Apasievit ndaj Kanal 5: Tejet vulgar dhe i...

ASHMAA dënon shkrimin e Apasievit ndaj Kanal 5: Tejet vulgar dhe i papërshtatshëm

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHNAA) dënon fjalimin tejet vulgar dhe të papërshtatshëm të kryetarit të partisë politike “E Majta”, të të Dimitar Apasiev në rrjetin social Facebook, i cili i referohet televizionit Kanal 5.

“Përskaj etiketimit dhe diskreditimit publik të mediumit dhe personit përgjegjës të tij, “E Majta” u bën thirrje edhe për bojkotim, gjegjësisht mos-reklamim në Kanal 5, duke përmendur një antifushatë të organizuar sistematike. Një sjellje e tillë është absolutisht e papranueshme, sidomos kur bëhet fjalë për politikanë dhe personazhe publike që duhet të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe medias. Politikanët dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë të vetëdijshëm për peshën e fjalëve të tyre dhe përgjegjësinë që kanë para qytetarëve. Komunikimi jo i duhur ndikon negativisht në lirinë e shprehjes, mbi të gjitha në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias”, thuhet në reagimin e ASHMAA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments