ASH&AAA: KRIMINELËT SHËTISIN TË LIRË, QYTETARËT QË KËRKOJNË DREJTËSI BURGOSEN

33

Koalicioni ASH&AA ka reaguar në lidhje me arrestimin e protestuesve të revoltuar nga zjarri tragjik në Tetovë.

Në reagim thuhet se shteti po lë të lirë kriminelë, teksa mban në paraburgim 5 protestues.
Reagimi:

Mbajtja në paraburgim e pesë protestuesve të revoltuar nga tragjedia në Tetovë flet shumë për sistemin tonë të drejtësisë të korruptuar deri në fyt! Derisa ky sistem nuk është në gjendje të mbajë prapa grilave kriminelët e vërtetë nuk mund të presim duarkryq që po ky sistem të sjell drejtësi për rastin në Tetovë!
Tetovarëve u është djegur shpirti nga papërgjegjshmëria e shtetit dhe çdo revoltë e qytetarëve është më se e arsyeshme e sidomos kur ajo shprehet në mënyrë të garantuar edhe me ligj, me protesta!
Ky sistem që lë të lirë Boban Iliqin, Zoran Mileskin-Kiçeec, Rashkovskin e Boki 13 nuk është i denjë të gjykojë 5 protestues që shprehën revoltën e tyre ndaj shtetit nga shpirti i djegur, nga vuajtjet e padrejtësitë e njëpasnjëshme!
Nuk mund të presim që ky sistem të sjellë drejtësi deri sa nuk përndiqet penalisht asnjë nga personat që lejuan të ndodhte tragjedia në Tetovë! Neglizhenca po që është element për përndjekje penale, e sidomos në raste me pasoja fatale. Nisur vetëm nga ky fakt protestat në Tetovë kanë bazë të fortë për të kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi nga shteti!