Nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) nëpërmjet një njoftimi thonë se Akademia për Prokuror dhe Gjykatës publikoi listën e kandidatëve të pranuar për gjeneratën e 7-të të cilët pas dy viteve do të jenë gjykatës dhe prokuror të mundshëm.
“Edhe pse ky institucion e ka për mision trajnimin, edukimin dhe shkollimin e gjykatësve dhe të prokurorëve të ardhshëm, në formën profesionale, fatkeqësisht, nga lista e të përzgjedhurve, disa nga kandidatët kanë lidhje të ngushta me zyrtar të BDI-së dhe LSDM-së, si dhe një pjesë tjetër janë fëmijë të gjykatësve dhe prokurorëve aktual”, shprehen nga ASH