15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeASH porosi policisë dhe pushtetit: Lironi protestuesit, kapni shkaktarët e zjarrit (video)

ASH porosi policisë dhe pushtetit: Lironi protestuesit, kapni shkaktarët e zjarrit (video)

Aleanca për Shqiptarët press:

Të nderuar qytetarë

Të nderuar përfaqësues të mediave

Janë dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe janë dëmtuar në forma të ndryshme shume qytetarë, si pasojë e qeverisjeve të njëpasnjëshme të BDI-së dhe në asnjë prej tyre nuk ka të arrestuar. Janë 14 bashkëqytetarë tanë të djegur në zjarr në spitalin modular në Tetovë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar e as të shkarkuar. Ndërkohë, kur qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për të gjitha këto tragjedi, policia dhe pushteti janë të shpejtë në arrestimin dhe përndjeken e tyre.

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër arrestimin dhe çdo lloj tjetër të presionit ndaj çdo qytetari dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të protestuesve. Protesta është e drejtë demokratike dhe sigurohet me kushtetutë, ndërsa revolta e shprehur në to është vetëm refleksion i pakënaqësisë ndaj qeverisjes aktuale. Në protestë kishte familjarë që kanë humbur më të dashurit e tyre. Ju bëjmë me dije se as opozitën dhe as qytetarët nuk mund t’i frikësoni dhe demotivoni nga beteja për drejtësi dhe përgjegjësi. Çdo presion i juaji do të ju kthehet si bumerang.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments