7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH / Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e...

ASH / Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e proklamojnë zyrtarët e BDI-së

Me që po afrohet 12 prilli, si duket BDI veç më e ka nuhatur humbjen që do ta pësojë, andaj dhe po vazhdon me praktikën e saj për punësime partiake për fushata parazgjedhore.

Me vite kemi qenë dëshmitar të presionit që BDI bën ndaj administratorëve, sepse për ta nëpunësit shtetërorë janë veç vota dhe asgjë më tepër. Fatkeqësisht gjendja ekonomike dhe nevoja për punë bën që kjo fuqi punëtore të keqpërdoret dhe të manipulohet, e të përdoret si mjet për sigurimin e votave.

Përqindja reale e administratorëve shqiptar është larg përqindjes që e proklamojnë zyrtarët e BDI-së; në nivel qendror më pak se 18 %, ndërsa nivel udhëheqësish më pak se 5%. Dhe aq më pak kjo përqindje nuk mund të quhet e vërtetë kur vetë ministri i administratës dhe shoqërisë informatike deklaroi se ekziston manipulim me përkatësinë etnike gjatë punësimeve, që nënkupton se për cilën do qoftë përqindje të flasim duhet t’i vëmë një pikëpyetje të madhe.

Aleanca për Shqiptarët ka paralajmëruar se pas 12 prillit do të hiqet “Ballanseri” i cili mundëson manipulime, dhe në vend të tij për të arritur përfaqësimin adekuat do të inicioj ligj për përfaqësimin të barabartë dhe adekuat.

Ne ju bëjmë thirrje administratorëve shqiptarë të cilët e kanë fituar betejën më veten e tyre, për mos të migruar si shumica e shokëve të tyre, që mos të lejojnë që BDI t’i keqpërdor si vegël apo makineri votuese për të qëndruar në pushtet, por të jenë të lirë në vendet e tyre të punës, dhe të votojnë pa iu nënshtruar asnjë presioni. Sepse të gjithë e dimë se ky pushtet i kërcënon të gjitha ata që iu kundërvihen.

Në çdo raport të Komisionit Evropian, përmendet vazhdimisht politizimi i administratës publike, dhe kjo ndodh për shkak të presionit të BDI-së. Kur kemi politizim të administratës, nuk kemi institucione të pavarura dhe profesionale. Andaj është koha që administratoret mos të manipulohen nga politika, por të jenë në shërbim të institucioneve duke e ruajtur kredibilitetin dhe pavarësinë e tyre profesionale.

E kur flasim për vetingun, të cilin shpesh e përmend BDI-ja, i pyesim publikisht deri ku është procedura gjyqësore ndaj ish sekretarit shtetëror për administratë i cili u dyshua dhe u akuzua për keqpërdorim të IPA fondeve të Bashkimit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments