3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASH: LSDM E KURSEN BDI-në NGA KRIMET, B.OSMANI: ASH BËN SPEKULIME DHE...

ASH: LSDM E KURSEN BDI-në NGA KRIMET, B.OSMANI: ASH BËN SPEKULIME DHE SHPIFJE,AFAT 24 ORËSH PËR KËRKIM FALJE

Aleanca për Shqiptarët reagoi për publikimet e bisedave të përgjuara nga “El Cheka. Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se ai po i kursen zyrtarët e BDI-së nga përndjekja penale. Ai shton se nuk ka datë për bisedime me BE-në, e as integrim në BE, sepse kjo Qeveri din vetëm të amnistojë të inkriminuarit.

“Nga këto përgjime kuptohet se ka pasur mbushje të kutive të votimit për BDI-në, është bërë krim elektoral. Shumë biseda tjera të koduara japin indikacion për cështje të cilat paraqiten si enigmatike. Mos të flasim për fyerjet e sharjet dhe ofendime që ua kanë bërë personalitetave të shquara të zonave të ndryshme nga elektorati prej të cilëve me vite kanë marrë vota. Të gjithë këto janë indicje dhe dëshmi se zyrtarët e BDI-së kanë shkelur ligjin ndërsa prokuroria nuk ka nisur masë hetimore. Apelojmë te ky institucion të veprojë menjëherë dhe ta marrë masa”, u shpreh zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti.

Për këtë ka reguar zëvëndëskryeministri Bujar Osmani i cili kërkon nga Aleanca për Shqiptarët të kërkojë falje për spekulimet se emri i tij qëndron në bisedat e përgjuara.

“Dua që në tërësi t’i demantoj spekulimet e dhëna nga ana e Aleancës për Shqiptarët dhe zëdhënësi i tyre, ku përmendet emri im si pjesë publikimit të një bisede të incizuar jo-ligjërisht. Fillimisht  dua ta informoj publikun se bëhet fjalë tërësisht për spekulim, shpifje dhe lajm të rrejshëm. Unë as nuk kam qenë i përfshirë, as që kam marrë pjesë në aktivitetet në të cilat i potencon Aleanca për Shqiptarët dhe zëdhënësi i tyre, e as që jam unë ai i cili përmendet në incizimin joligjor”, tha Bujar Osmani nga BDI.

El Cheka vazhdimisht po publikon përgjime të paligjshme telefonike nga funksionarë të lartë. Ende nuk ka përgjigje se prej ku kanë dalë këro përgjime dhe cili është qëllimi i publikimit të këtyre përgjimeve. Prokuroria publike ende po e heton rastin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments