4.4 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASh kritikon institucionet për situatën me virusin,Dr Bekim Tateshi: Qytetarët po infektohen...

ASh kritikon institucionet për situatën me virusin,Dr Bekim Tateshi: Qytetarët po infektohen nga pritjet për tu vaksinuar

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë, gjegjësisht Ministrinë e Shëndetësisë, për keq menaxhim të situatës me kovid, ndërkohë që komisionet për shëndetësi, i ka quajtur komisione që i shërbejnë politikës dhe jo shëndetësisë. Situata e krijuar me kovidin në vendin tonë është si pasojë e keqmenaxhimit, deklaroi Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët.

“Situata po eskalon gati se në çdo qytet prandaj ne si ASh-AAA apelojmë deri te Qeveria që urgjentisht të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim, t’u jepet e drejta mjekëve amë që t’i vaksinojnë pacientët e tyre si dhe në qytete përveç Shtëpive të Shëndetit të ketë edhe nga një pikë vaksinimi në shesh të çdo qyteti. Në këtë mënyrë mundësia për shpërndarje të virusit do të minimizohej dukshëm dhe do të arrihej më shpejt imuniteti kolektiv. Sa i përket kapaciteteve të stërmbushura të spitaleve, ky është çmimi që po paguajmë për mos realizimin e premtimeve për hapje të shumë spitaleve. Prandaj tani jemi të detyruar që të hapim Covid qendra të reja duke i shfrytëzuar repartet tjera për këtë qëllim”, deklaroi Tateshi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments