Ambasadorët e vendeve mike dhe partnerëve tonë strategjik janë udhërrefyes si duhet të arrijmë deri tek anëtarësimi i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE.
Maqedonia e Veriut nuk është në një planet tjetër, por pjesë gjeografike, kulturore, sociale dhe politike perëndimore.
Ndjejmë keqardhje që VMRO po rikthehet si me kuadro, si me politika në kohën e Gruevskit. Nga ana tjetër, na vjen mirë që kjo fytyrë e vërtetë dhe e pareformuar e VMRO-së do i senzibilzojë krejt ato faktorë që për pak desh harruan nga vijnë këto njerëz.
Gjuha e Vuçiçit do të jetë edhe më tej pjesë e vokabularit të Hristjan Mickovskit.
Kapja dhe disiplinimi i gjyqësorit nga VMRO është obsesion i vjetër dhe e dënojmë ashpër çdo tentativë të tillë.
– Aleanca për Shqiptarët –