15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeASH: “Fjalori” fyes i Komitëve ndaj shqiptarëve, primitivë dhe i pakuptimtë, MPB...

ASH: “Fjalori” fyes i Komitëve ndaj shqiptarëve, primitivë dhe i pakuptimtë, MPB të hetojë rastin!

Aleanca për Shqiptarët ka reguar për fjalorin fyes nga tifozët e Ekipit Vardar Komitët. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se fjalori fyes i Komitëve nda shqiptarëve është primitivë dhe i pakuptimtë ndërsa nga Ministria e Punëve të Brednshme kërkojnë që të hetojnë rastin.

Reagimi i plotë i Aleancës për Shqiptarët

Është për të ardhur keq, kur një grup tifozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tyre, shfrytëzojnë rastin për ti fyer shqiptarët dhe për të nxitur urrejtje ndëretnike. Sjellja e Komitëve tregon një  mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend ti gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët!

Ky fenomen ndodh gjithmonë, si ne rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup i tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatruar prona shqiptare dhe për çudi, asnjëherë askush nuk ka mbajt përgjegjësi.

Kjo vazhdimisht ka ndodhur sepse asnjëherë anëtarët e tifo grupeve nuk janë ndëshkuar nga organet e rendit dhe gjyqësia, madje ata janë inkurajuar.

Ftojmë Ministrinë e punëve të brendshme që të ndërmarr masa ndaj personave dhe tifo grupeve që nxisin urrejtje ndëretnike dhe promovojnë gjuhë të urrejtjes, madje duke e bërë atë jo vetëm nëpër
stadiume por edhe në sheshin e Shkupit, siç ishte rasti i mbrëmshëm I tifozërisë së Ekipit Vardar, Komitët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments