17.3 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeASH e akuzon Bilall Kasamin për keqpërdorim të rrjeteve sociale të komunës

ASH e akuzon Bilall Kasamin për keqpërdorim të rrjeteve sociale të komunës

Kryetari i Komunës së Tetovës, i cili njëherit është dhe kryetar i partisë Lëvizja Besa, si duket nuk e ka të qartë se qytetarët e Tetovës idiologjikisht nuk i përkasin të gjithë “Besës”.

Ky herifi, në faqen zyrtare të Komunës së Tetovës plason lajme të cilat kanë të bëjnë me marketing politik të partisë të cilën e udhëheq vet duke harruar se ndërkohë bën shkelje flagrante jo vetëm të standardeve morale nga kodi etik urban, por edhe të ligjeve në fuqi.

Kodi etik kërkon nga një kryetar komune që është i ndërgjegjshëm, para se gjithash të jetë i ndershëm dhe i paanshëm, t’i shmanget konfliktit të interesit (në rastin konkret atij partiak me atë të qytetarit të lirë), të parandalojë çdo formë të shprehjes së diskriminimit në lidhje me bindjet politike dhe të ngjashme. Të gjitha këto vlera janë standarde të shoqërive që mëtojnë lirinë e veprimit të secilit individ brenda një hapësire gjeografike apo njësie administrative siç është komuna.
Përdorimi i faqes zyrtare të komunës së Tetovës për mbështetje të veprimtarive partiake irriton gjithsecilin që në një mënyrë edhe pse nuk ishte partiak i Besës e mbështeti po të njëjtin gjatë garës. Uzurpimet e institucionit komunë, përfshirë këtu dhe faqen zyrtare dhe përdorimi i saj për marketing partiak është një gabim i rëndë që nuk falet nga qytetari i lirë i Tetovës.


Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments