-1 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeASH dhe BESA: BDI propozon ligje qesharake për Vetingun që nuk ka...

ASH dhe BESA: BDI propozon ligje qesharake për Vetingun që nuk ka kohë të shqyrtohen

Reagimet e partive opozitare për vetingun janë ofenduese dhe joserioze, reagoi kështu BDI. Grupi parlamentar i Bashkimi Demokratik për Integrim dje në Kuvend ka dorëzuar propozim-ligjin për veting. Për këtë reaguan partitë opozitare duke vlerësuar se BDI nuk ka të drejtë morale të ndërmarrë një iniciativë të tillë dhe e vlerësojnë  qesharake që një ide të tillë e propozon BDI-ja. E në reagimin e sotëm të BDI-së thuhet:

“Akoma pa e lexuar asnjë rresht nga propozim-ligji për kontroll të bartësve aktual të funksioneve publike dhe kandidatëve për tu zgjedhur për bartës të funksioneve si dhe gjykatësve dhe prokurorëve, që të dyja partitë marrin rolin e gjykatësit, prokurorit dhe propagandistit duke bërë njëkohësisht edhe akuzën, edhe vendimin gjyqësor edhe krijimin e lajmeve të rreme”, thonë nga BDI.

Lëvizja Besa veprimet e BDI-së i sheh si joserioze dhe si nënçmim i inteligjencës shqiptare.

“Fillimisht se çka është serioze ose jo dëshmon fakti se BDI propozon ligje kur e din se nuk ka kohë për tu shqyrtuar dhe debatuar rreth një çështje që ka të bëjë me një reformë të cilën BDI nuk e ka bërë në gjithë këto vite qeverisje. E dyta, nëse janë të sinqertë me propozimin atëherë le të propozojnë që të hetohet gjithë pasuria e çdo funksionari të BDI-së dhe familjarëve të tyre që nga viti 2002 dhe deri ditën e sotme që të sheh opinioni se si mund dikush që është në pushtet të pasurohet më shpejt se ata që me dekada punojnë në vendet perëndimore”, potencoi Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA .

Sipas Aleancës për Shqiptarët para shpërbërjes së Kuvendit nuk ka kohë për veting, por nëse i njëjti do të bëhet ndonjëherë mund të realizohet vetëm në koordinim të plotë me BE-së dhe SHBA.

“BDI deri tani ka pasur dhe ka zyrtarë të saj të akuzuar për korrupsion dhe  keqpërdorim të pozitave zyrtare,  të cilët asnjëherë nuk janë përgjigjur para drejtësisë sepse të njëjtët janë të mbrojtur nga pushteti. Gjykatës dhe prokurorë, por edhe zyrtarë politik  të zgjedhur nga BDI, e kanë bërë që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kenë zero besim në sistemin e drejtësisë dhe atë politik”, theksoi Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

Sipas ligjit për veting të propozuar nga BDI duhet formuar një agjenci e cila do të bëjë kontroll të të gjithë bartësve të funksioneve publike. Parashihet zgjedhja e një një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. Ky ligj parasheh kontrollin e të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një certifikate me informacione të plota për secilin kandidat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments