9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASH dhe AAA pyesin BDI-në: Përse çertifikatat e vaksinimit nuk jepen në...

ASH dhe AAA pyesin BDI-në: Përse çertifikatat e vaksinimit nuk jepen në gjuhën shqipe?

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me lëshimin e certifikatave të vaksinimit vetëm dhe në gjuhën maqedonase dhe atë angleze.

Në komunikatë thuhet se zyrtarët e BDI-së gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh nëpër tabela informative, teksa nuk kanë guxim të përdorin aty ku duhet, në dokumente zyrtare.

“Ka disa ditë që zyrtarë të BDI-së paraqiten me spote promovuese, para tabelave informative me të cilat pretendojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Por e vërteta në zbatimin praktik të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dëshmon të kundërtën.

Rasti më i ri dhe më skandaloz që për disa ditë po alarmojnë mediat dhe qytetarët, është lëshimi i certifikatave të vaksinimit vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze. Kjo dëshmon edhe një herë se zyrtarët e BDI-së, gjuhën shqipe e përdorin vetëm si makijazh, nëpër tabela informative, por nuk kanë guxim ta përdorin aty ku duhet, në dokumente zyrtare.

Ju bëjmë thirje zëvendës kryeministrit Artan Grubi dhe zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani, që të mos fshihen pas spoteve të porosituara propaganduese, por të dalin dhe tu japin përgjigje qytetarëve shqiptarë, përse ata nuk kanë të drejtë të marrin certifikata të vaksinimit në gjuhën shqipe, ashtu siç ua lejon ligji dhe ashtu siç lavdërohen këta dy dhe shumë zyrtarë të tjerë të BDI-së?”, thuhet në reagimin e ASH-AletNativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments