15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeASH: DEKRETI I PRESIDENTIT BIDEN GODET KORRUPSIONIN, QEVERIA TË MOS MANIPULOJË

ASH: DEKRETI I PRESIDENTIT BIDEN GODET KORRUPSIONIN, QEVERIA TË MOS MANIPULOJË

Përshëndesim urdhrin ekzekutiv te presidentit të Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Joe Biden me të cilin i jep kompetenca të gjera departamentit të Thesarit në konsultim me sekretarin e shtetit.
Ky urdhër i departamentit autorizon vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që janë përgjegjës për korrupsion në rajon, që janë përfshire në përvetësime fondesh publike, tjetërsim pronash private për përfitime personale apo politike ose të përfshirë në ryshfete.
Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj është seriozisht e interesuar për të pastruar skenën politike nga elemente të këtilla të cilat bëhen pengesë e zhvillimit të RMV-së në të gjitha dimensionet si dhe rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.
Duke qen të bindur se elemente korruptive ka pasur dhe ka pasur në të gjitha qeveritë e deritanishme, të vërtetuar edhe në raportin e transparency international, vlerësojmë si jo serioze tendencën e zv. Kryeministrit të këtij dikasteri dhe të qeverise për të fshehur dështimin e tërësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit duke ju qasur këtij urdhërim vetëm nga prizmi politik i marrëveshjes së Ohrit dhe të Prespës.
Këto dy dokumente për ne tanimë janë të padiskutueshme por ju kujtojmë se qëllimi i këtij urdhërimi si primare ka sanksionet ndaj individëve qe janë përgjegjës për korrupsion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments