2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: TIRANA ZYRTARE HESHT KARSHI SHTREMBËRIMIT TË FAKTEVE HISTORIKE

ASH-AAA: TIRANA ZYRTARE HESHT KARSHI SHTREMBËRIMIT TË FAKTEVE HISTORIKE

Koalicioni ASH-AAA, përmes një reagimi njofton se tashmë dy javë ia kanë nisur një letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, sic thonë, në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, për t’i paraqitur qëndrimet e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, si dhe për të kërkuar veprim nga shteti shqiptar në lidhje me këtë temë.

Fatkeqësisht, edhe përkundër kësaj nisme por edhe obligimeve të dala nga neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, na duhet të konstatojmë se Tirana zyrtare vazhdon të heshtë karshi shtrembërimit të fakteve historike, fyerjeve dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shtetit dhe kombit shqiptar që ushqehen nga institucionet publike të Maqedonisë së Veriut.

Sic thonë nga ASH-AAA, duke marrë parasysh interesin publik të kërkesës sonë, ata kanë publikuar letrën të cilën ia kanë dërguar më 19 shkurt Ambasadorit Reka, ku i kanë kërkuar që të ngrit këtë çështje lart në agjendën e Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare.

Siç kishte shkruar Aristoteli në Etikën e Nikomakut, “miqtë dhe vërteta na janë të dashur njësoj, por është detyrë e jona t’i japim përparësi së vërtetës.” Nisur nga ky parim, vlerësojmë se Republika e Shqipërisë e ka për detyrë si vend mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik midis dy vendeve.

Gjetja e një zgjidhjeje që i kontribuon rritjes së mirëbesimit midis dy kombeve është në frymën e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore që do duhej të promovonin dy vende anëtare të NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropia – thuhet në reagimin e ASH-AAA. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments