8.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: Shiu nxorri në shesh të palarat e kryetarëve të komunave ku...

ASH-AAA: Shiu nxorri në shesh të palarat e kryetarëve të komunave ku udhëheq BDI

Rreshjet e shiut që kapluan ditët e fundit vendin tonë, edhe njëherë vërtetuan dështimin e BDI-së. Edhe pas kaq shumë viteve qeverisje, shumica e komunave ku udhëheqin kryetarët e BDI-së, nuk i ngjajnë vendeve normale për të jetuar, për shkak se janë lënë pas dore në çdo drejtim.

Të jesh në vitin 2021 dhe ende të flasësh për probleme esenciale, për rrugë të shkatërruara që kryetarëve të BDI-së nuk ju kanë mjaftuar gjithë këto vite qeverisje për ti rregulluar, flet shumë për nivelin e udhëheqësisë së BDI-së, dhe mbi të gjitha është turp dhe mjerim.

Vetëm në fushata zgjedhore, BDI viziton banorët e këtyre komunave, e han turpin me bukë dhe shkojnë e kërkojnë vota nga banorët, duke përsëritur vazhdimisht të njejtat premtime boshe të cilat për vite me rradhë, duke keqpërdorur besimin e popullit, asnjëherë nuk i kanë realizuar dhe banorët e këtyre komunave i lënë në harresë dhe në mëshirë të fatit. Pyesim publikisht udhëheqësit e BDI-së: A nuk turpëroheni aspak nga vetja dhe nga populli kur ecni nëpër ato rruga që ua pasqyrojnë para fytyrës një ndër dështimet e juaja të shumëta?

Por, 17 tetori do të jetë dita kur këto dështime do të kthehen në dënimin tuaj më të madh. Sepse populli të vlerëson, dhe populli të ndëshkon. 17 tetori që është kaq shumë afër, do të shndrrohet në makthin tuaj më të madh, por do të jetë edhe dita e çlirimit të këtij populli nga ky uzurpim i juaj shumëvjeçar, sepse qeverisjen do ta marrim ne që dimë të vlerësojmë besimin e dhënë nga populli, ashtu siç e kemi dëshmuar në komunat ku udhëheq koalicioni ASH-AAA, duke realizuar për 4 vite, ato që BDI ska mundur për 20 vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments