10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: Qeveria me vetëdije ka helmuar qytetarët për tre vite me radhë

ASH-AAA: Qeveria me vetëdije ka helmuar qytetarët për tre vite me radhë

Pas skandalit me mazutin, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon që Prokuroria të ndërmerr masa në përputhshmëri me ligjin, me qëllim identifikimin e fajtorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë. ASH-Alternativa vlerëson se Qeveria me vetëdije dhe me qëllim të përfitimit ka helmuar qytetarët për tre vite me radhë.Pyesim publikisht Kryeministrin Zaev: Si është e mundur që më qindra e mijëra tonelata mbetje toksike të derivateve të rënda të kalojnë në kontrollin doganorë dhe askush mos ta hetojë këtë për tre vite me radhë? Të nderuar qytetarë, Qeveria LSDM-BDI në vitet 2018 dhe 2019 kur Shkupi, Tetova dhe Kavadari ishin qytetet më të ndotura në botë, Ministri i Mjedisit dhe Zëvendës Kryeministri Angjushev i akuzonin qytetarët se po e ndotin ajrin si pasojë e ngrohjes me dru, por sot u kuptua se ata paskan qenë ndotësit dhe vrasësit e vërtetë të qytetarëve duke i helmuar me vetëdije me qëllim të përfitimit personal”, tha Bujare Abazi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments