13.7 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeASH-AAA-Përgjigje Teuta Arifit / Përgjigje dhe përgjegjësi, jo memorandume hipokrite

ASH-AAA-Përgjigje Teuta Arifit / Përgjigje dhe përgjegjësi, jo memorandume hipokrite

Para dy ditëve i parashtruam pyetje publike komunës dhe spitalit të Tetovës se pse nuk kanë përmbushur kushtet e parapara nga Banka Botërore gjatë ndërtimit të Spitalit modular ku u dogjën të gjallë 14 njerëz. Në vend të përgjigjes që duhet t’u japë tetovarëve, kryetarja më e dobët në historinë e Tetovës sot na del me një memorandum hipokrit, ku përpiqet të heshtë kundërkandidatët dhe të lajë duart nga zullumi që ka shkaktuar nëpër Tetovë. Pasi që ende nuk kemi marrur përgjigjet që presin qytetarët, jemi të detyruar të pyesim përsëri dhe në vazhdimësi: – A ka bërë komuna inspektim për mbrojtje të zjarri siç ka kërkuar procedura e Bankës Botërore? Nëse jo, pse?- Pse në spitalin modular nuk ka patur alarme zjarri?- Pse në spitalin modular nuk ka patur asnjë pajisje për mbrojtje nga zjarri?- E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kahmotshëm Koço Angjushev. A ka patur nënkontraktues dhe cilat janë këta?- A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen? Sa i përket memorandumit që na ka propozuar zonja Arifi, si duket ajo nuk e kupton se është kryetare në ikje dhe pas zullumit që ka shkaktuar në Tetovë nuk është kurrfarë autoriteti, as moral as juridik, të bëjë thirrje të këtilla, e lere më të na tregojë se si duhet të sillemi në fushatë. Ironia më e madhe është se pas dekadash në pushtet, herë deputete, herë ministre dhe tetë vjet kryetare komune, ajo bën ftesë që mos bëjmë fushatë para 27 shtatorit. Zonja Arifi, kjo datë edhe ashtu është e caktuar me ligj dhe fushatë para kësaj date nuk do të bëjmë as ne dhe besojmë as kandidatët tjerë, përveç partisë suaj e cila është mësuar të thejë ligjin kur t’i teket. Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës do të zhvillojnë fushatë me ofertë konkrete për të rimëkëmbur Tetovën pas degradimit dhe kaosit tetëvjeçar të saj. Por njëkohësisht nuk e ka ndërmend të heshtë para krimit, korrupsionit, keqpërdorimit e keqmenaxhimit të tetë viteve të kaluara dhe kurrë nuk do të rreshtë së kërkuari përgjegjësi aty ku duhet. Dhe ju sigurojmë se o sot, o nesër, përgjegjësi do të ketë. Aleanca për Shqiptarët – Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments