10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeASH-AAA: KRIMINELËT MË LEHTË PAJISEN ME SHTETËSI, SE NJË I LINDUR NË...

ASH-AAA: KRIMINELËT MË LEHTË PAJISEN ME SHTETËSI, SE NJË I LINDUR NË RMV

BDI: NUK NEVOJITET LIGJ I RI PËR SHTETËSI, POR NDRYSHIM DHE PLOTËSIM I LIGJIT EKZISTUES


Procedura për marrjen e shtetësisë nuk është e lehtë për qytetarët e zakonshëm, por shumë e lehtë nëse je kriminel, thonë nga opozita shqiptare.

ILMI AZIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më lehtë mund të marrët shtetësi si kriminel dhe si shpërndarës i narkotikëve në rrjetin ndërkombëtar se sa të jesh i lindur dhe i rritur në këtë shtet.  

E prandaj, nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa, pyesin se a do ta pranon pushteti tani propozimin e opozitës për ligjin për shtetësi.
ILMI AZIRI, DEPUTET I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Prandaj pyesim Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovskin; Me sa dëshmitarë e morrën shtetësinë këta 214 kriminel? Si është e mundur që këta të kenë kaluar filtrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe mos të shpallen të rrezikshëm për shtetin?
Kush janë më të rrezikshëm për shtetin, të moshuarit të moshës 70, 80 dhe 90 vjeçare, apo këta 214 kriminel?
Në fund, do i pyesim publikisht, pas këtij skandali, a do të pranoni propozimin tonë dhe a do të votoni ligjin për shtetësi për qytetarët e zakonshëm.

Por derisa opozita shqiptare insiston që të miratohet propozimligji I tyre, partia shqiptare në pushtet BDI, insiston se zgjidhja e çështjes mund të bëhet përmes plotësimit dhe ndryshimit të ligjit ekzistues për shtetësi. Takimi i paralajmëruar mes partive politike do të mbahet gjatë këtyre ditëve.

ARBËR ADEMI, BDI

“Takimi do të duhet të mbahet këto ditë këtyre ditëve, në bazë të konsultave  në kuadër të qeverisë me bartësit e institucioneve të cilët janë të rëndësishëm në këtë proces dhe për zgjidhje besoj se e kemi kumtuar përpara jush, mund të zgjidhet prandaj edhe po zhvillohen negociata edhe me partitë e tjera politike, duke u ndryshuar dhe plotësuar ligjin ekzistues për shtetësi, posaqërisht tek dispozitat kalimtare dhe përfundimtare ku do të mund tu jepet afat të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për të fituar shtetësinë që të aplikojnë në përputhje me atë aktin nënligjorë të vitit 2004 nëse nuk gaboj, të nënshkruar nga përfaqësuesit e atëhershëm të BDI-së në kuadër të MPB”

Kujtojmë se propozimligji për shtetësi, i parashtruar nga ASH-AAA  ka ngelur në labirinnthet e kuvendit dhe assesi të miratohet, bashkë me të opozita nëpërmjet amendamenteve të shumëta ka bllokuar edhe një sërë ligjesh të tjera, me çka kuvendi është pothuajse jofunksional. Sipas pretendimeve të opozitës, është I madh numri I personave që nuk po arrijnë të pajisen me shtetësi pasi disa prej tyre edhe pse jetojnë tashmë një kohë të gjatë në vend, e janë në moshë të shtyer  janë konsideruar si të rrezikshëm për shtetin, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme në opinion doli informacioni se 214 shtetas të huaj janë pajisur me dokumente të rrejshme në Maqedoninë e Veriut, shumica e të cilëve I përkasin grupit të personave që paraqesin rrezik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments