7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeASH-AAA fillojnë bllokimin e ligjeve, dorëzojnë 2 mijë amendamente për Ligjin për...

ASH-AAA fillojnë bllokimin e ligjeve, dorëzojnë 2 mijë amendamente për Ligjin për kundërvajtje

Koordinatori i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar se kanë filluar me bllokimin e ligjeve ashtu siç paralajmëruan ditë më parë liderët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.

Këtë e kanë bërë me Ligjin për kundërvajtje.

“E vetmja armë e jona është, të bëjmë reciprocitet në këtë drejtim dhe çdo Ligj, në të cilin kemi qasje pa asnjë dallim, ne do të bëjmë bllokadë derisa të vijë një marrëveshje e përbashkët, që të tërhiqen amendamentet për Ligjin për shtetësi dhe të ulemi dhe t’i bisedojmë çdo amendament veç e veç. Këtë reciprocitet nuk do ta ndalim”, tha Zejdi, transmeton TV21.

Ditë më parë liderët e të dy partive njoftuan se do të bllokojnë çdo ligj që do të propozohet në Kuvend, kjo si kundërpërgjigje ndaj bllokimi që sipas tyre, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja ia bënë Ligjit për shtetësi që u propozua nga ky koalicion./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments