lajmi interaktiv
Artan Grubi në CV për VLADA.MK ka deklaruar se nga 2013 Ligjëron Gazetarinë në UT .E çuditëshme si ligjëroi tre lëndë si MR …
https://vlada.mk/minister/ArtanGrubi

po ashtu e gjejmë edhe në media
https://flaka.com.mk/artan-grubi-dje-zeri-i-qytetareve-ne-rruge-sot-zeri-i-tyre-ne-qeveri/

Artan Grubi në web faqen zyrtare të Fakultetit Juridik në UT -stafi- pse nuk shkruajti Musa Xhaferi po Artan Grubi
https://unite.edu.mk/faculty/fakulteti-juridik/

po ashtu vendi të pret te konsultimet për gazetari vendi është i ruajtur për ty se ndryshe nuk ka pse të shkruhej emri yt aty, por ke pushuar me siguri prej kur Inspektori i lartë i arsimit Gjorgji Ilievski iu tur UT-së

urime,urime ,urime titulli i DR
========================
lajmi aktiv që qarkullon
https://www.tetovasot.com/2021/08/qeverise-i-shtohet-edhe-nje-doktor-shkencash-nga-radhet-e-bdi-se/
Qeverisë i shtohet edhe një Doktor Shkencash nga radhët e BDI-së,

Ndryshimi i fotografisë së profilit të Zëvendëskryeministrit të Parë në RMV, Artan Grubi, në rrjetin social Facebook dhe komentet e ndjekësve të tij, zbuluan një lajm të cilin Grubi nuk e kishte bërë publik më herët.
Tetovasot mëson që më 16 korrik, në Tirane, Zëvendëskryeministri i Parë, Grubi përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, duke fituar kështu titullin Doktor i Shkencave, pranë Faluktetit të Shkencave Sociale në Tiranë.
Në doktorimin e Grubit, të pranishëm ishin edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, si dhe 3 rektorët e fundit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, Dhori Kule dhe Shezair Rrokaj.
Heshturazi, pa zhurmë mediatike, kaloi ky moment i begatimit te karrierës akademike të Zëvendëskryeministrit të Parë Grubi, edhe pse gati gjysma e Qeverisë ka marrë pjesë në ketë ngjarje, të cilën Grubi ka vendosur që mos ta bëjë publike./TetovaSot