7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeARTAN GRUBI MBRON INICIATIVËN “OPEN BALLKAN”

ARTAN GRUBI MBRON INICIATIVËN “OPEN BALLKAN”

“NUK ËSHTË ÇËSHTJA TEK BESIMI I QEVERIVE APO PERSONAVE, POR PROCESEVE”

Disa ditë më parë, Ministrja Kosovare, Donika Gërvalla, e tha qartë në Shkup mendimin për iniciativën
“Ballkani i hapur”.

DONIKA GËRVALLA, MINISTRE E JASHTME KOSOVARE

“Si Republikë e Kosovës, iniciativën e Novi Sadit, e më vonë të Mini-schengenit, e që nga dita e
djeshme të “Ballkanit të Hapur” e konsiderojmë të rrezikshme. -Ne kemi një proces të përbashkët rajonal, ku jemi të gjitha të vendet e rajonit, quhet “procesi i
Berlinit”. Aty jemi disa vende që tentojmë të shtyjmë iniciativat që prekin të gjithë qytetarët tanë. Në
këtë iniciativë, Republika e Kosovës është partner i barabartë me pesë shtete tjera të Ballkanit.”

Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, beson se mund të gjendet modalitet që
marrëveshjet që nënshkruhen mes tre palëve pjesëmarrëse në këtë iniciativë, të nënshkruhen edhe mes
Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
ARTAN GRUBI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Donika Gërvalla, Ministrja e Punëve të jashtme, Zëvendëskryeministrja, ishte te
nesërmen këtu në Shkup. E bisedova mundësinë që të gjitha ato marrëveshje të cilat po nënshkruhen
trilateralisht, ne me Kosovën ti nënshkruajmë bilateralisht. Do të thotë ja si i kemi tani problemet me
zjarret, kemi probleme ne, ka probleme Kosova… Përse mos ti unifikojmë përpjekjet tona të
përbashkëta? Apo siç e kishim tërmetin në Shqipëri, që ti ndihmojmë njëri tjetrit.
Zëvendëskryeministrja ra dakord, sepse problemi nuk është tek përmbajtja e marrëveshjeve, as te
përmbajtja e nismës, problemi është tek forma e nismës. Këtë formë unë them ta ndryshojmë me atë
që Kosova të jetë pjesë e barabartë e të gjitha nismave rajonale.”

Pas forumit në Shkup, reagime të shumta pati në Shqipëri dhe Kosovë. I zëshëm ishte edhe Kryeministri i
Kosovës, Albin Kurti. Ai thotë se kjo nismë është edhe mundësi për hapjen e Ballkanit ndaj fuqitë e
lindjes, duke aluduar në Federatën ruse dhe Kinën. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments