11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: E gjithë Qeveria e mbështet Teutën, sepse ajo i ka...

Artan Grubi: E gjithë Qeveria e mbështet Teutën, sepse ajo i ka hije Tetovës…

Sot, ZVKPRMV. Artan Grubi i shoqëruar nga ministrat Naser Nuredini, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministrat Ilir Hasani e Bekim Rexhepi kanë vizituar komunën e Tetovës ku janë pritur nga kryetarja e komunës Teuta Arifi.Grubi bashkë me kolegët ministra kanë parë nga afër vazhdimin e punimeve që po bëhen tek bulevardi “Bllagoja Toska”, si një projekt i rëndësishëm për banorët e Tetovës me rrethinë, i cili financohet nga mjetet e ndara nga Programi TAV për komunën e Tetovës.“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam sot në Tetovë dhe të uroj tetovarët për nisjen e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të cilin insistonte çdo ditë kryetarja Teuta Arifi për ta realizuar, dhe me mbështetjen e Qeverisë në bashkëpunim me komunën tashmë po shohim nismën e punimeve. Prezenca jonë e madhe qeveritare sot këtu, ka për qëllim për të njoftuar jo vetëm tetovarët po të gjithë banorët e këtij rajoni se Qeveria përkujdeset në vazhdimësi për çdo vendbanim tonin dhe i qëndron prapa të gjitha projekteve të kryetarëve të komunave tona”, është shprehur kështu Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.Më tej, Grubi ka theksuar se e gjithë mbështetja qeveritare do të jetë në realizimin e projekteve që janë nisur në komunën e Tetovës por duke mos u ndalur me kaq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments