24.2 C
Tetovo
E diel, 2 Qershor, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Amnisti për Gruevskin kërkoi opozita maqedonase

Artan Grubi: Amnisti për Gruevskin kërkoi opozita maqedonase

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot ka njoftuar se opozita aktuale maqedonase ka kërkuar nga presidenti Pendarovski që ta amnistojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

“Presidenti i shtetit, Pendarovski në njërin prej takimeve paraprake ku i kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për ta vazhduar rrugën integruese të vendit tonë, si dhe realizimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese, na ka përmendur se eksponentë të lartë të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së i kanë dërguar porosi dhe kërkesa që ta shqyrtojë mundësinë për ta amnistuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski”, deklaroi Grubi në një intervistë për “Zoom”.

Grubi thekson se Pendarovski ua ka bërë të qartë atyre se nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Grubi thekson se kërkesat për amnistim të Gruevskit vijnë nga qarqe brenda VMRO-DPMNE-së, të cilët duan ndryshime në partinë e Mickoskit, apo janë kundër udhëheqësisë aktuale të kësaj partie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments