13.1 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Ahmeti më tha – të ishte Zaevi në vitin 2001,...

Artan Grubi: Ahmeti më tha – të ishte Zaevi në vitin 2001, nuk do të kishte luftë (VIDEO)

Me disa sekuenca që të përkujtojnë konfliktin, si dhe duke i përkujtuar nënshkruesit që s’janë më në mesin tonë, nisi manifestimi qendror për 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo duhet të rrezon për zhvillimin dhe jo pengesën e vendit tonë, u shpreh presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Tensionet politike dhe të sigurisë nga koha në koha paraqiten për shkak interpretimeve kontradiktore të përcaktimeve kyçe e jo për shkak të implementimit të marrëveshjes”, tha Stevo Pendarovski.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili iu drejtua publikut në shqip, tha se kjo është shenjë se kemi për çfarë të jemi krenarë.

“Kjo që ju drejtohem shqip është realitet dhe shenjë se kemi për çka të jemi krenarë, por, assesi të konsiderojmë se e kemi mbaruar detyrën e shtëpisë, sepse, siç thotë edhe motoja e vetë manifestimit – PËRTEJ OHRIT, sepse procesi vazhdon”, tha Talat Xhaferi.

Kryeministri Zoran Zaev tha se Marrëveshja e Ohrit dha mesazhin për mirëkuptim, falje të ndërsjellë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve tjerë në vendin tonë.

“I jap vetes të drejtë që të ju lë amanet që ta ruajmë së bashku, atë që e kemi arritur për 20 vjet dhe të jemi falënderues ndaj botës bashkëkohore prej kujt po mësojmë shumë dhe na ka ndihmuar. Kjo është bota perëndimore që ka qenë këtu edhe para 20 vitesh”, u shpreh Zoran Zaev.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti rikujtoi periudhën e konfliktit dhe rrugën deri tek Marrëveshja e Ohrit.

“Nuk ka qenë lehtë as për mua e as për bashkë drejtuesit sepse ky vend ishte shpallur oaza e paqes dhe për faj të përfaqësuesve shqiptar që nuk kishin arrit forcërisht të bindin komunitetin ndërkombëtar që çështjet të shkojnë më mirë dhe të avancohen”, deklaroi Ali Ahmeti.

Panel diskutimin e parë e udhëhoqi nikoqiri zv/kryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politikë Artan Grubi, i cili pas fjalimit të kryeministrit tregoi se çfarë i ka thënë kreu integrist Ahmeti pasi e ka pyetur Zaevin se a do ta nënshkruante marrëveshjen nëse do të ishte në atë kohë?

“Në komentin tim se sikur të ishit në vitin 2001, a do ta nënshkruanit Marrëveshjen? Zotëria Ali Ahmeti më tha: Sikur të ishte ai në vitin 2001, nuk do të vinte deri te 2001!”, tha Grubi.

Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni. U nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments