Ish deputetja e ASH-së, Arta Toçi sot për 8 Mars në ditën e nënës ka ofenduar të gjithë ata nëna që mbajnë mbulesë. Në një postim të saj në Facebook ku më pas e ka fshirë, Arta Toçi thotë se femra shqiptare ka respekt të madh ndaj zhdukjes së analfabetizmit dhe heqjen e mbulesës.
Nuk dihet ende se për çfarë mbulese e ka fjalën, por reagimet e kanë detyruar ish deputeten ta fshi menjëherë.
Pas kësaj deklarate nuk kanë munguar me qindra reagime në rrjetet sociale, madje edhe nga partia e sajë dhe simpatizues nga partitë tjera.
Nga ASH, për TetovaSot, nuk dëshirojnë të komentojnë pasi ata janë deklarata personale që ajo i ka shkruar në profilin e saj në Facebook.
Ja edhe postimi i ish deputetes së ASH-së, Arta Toçi i cili është fshirë nga profili i saj.