7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeArsovsi-VMRO-DPMNE: Në ministrinë e Grubit janë shpenzuar 30 mijë euro për larjen...

Arsovsi-VMRO-DPMNE: Në ministrinë e Grubit janë shpenzuar 30 mijë euro për larjen e makinave, përditësimin e faqes së internetit…

Qeveria shpenzon në një kohë krize të rëndë luksi. Qeveria shpenzon 30,000 euro për larjen e makinave, përditësimin e faqes së internetit, mbjellësit në Ministrinë e Sistemit Politik, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Ai ka theksuar se Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministri Artan Grubi shpenzojnë 30 mijë euro për gjëra të panevojshme që mund t’i bëjnë institucionet e sistemit dhe Qeveria.

  • Ministria e sapoformuar dhe zëvendëskryeministri i posa emëruar nënshkruan tender për larjen e makinave për 350.000 denarë. Për këto para duhet të lahen të paktën 30 automjete çdo javë gjatë gjithë vitit. Ministrisë nuk i nevojiten 30 vetura në ditë, as nuk është e nevojshme që të lahen të gjitha 30 vetura çdo javë dhe pikëpyetje është nëse ajo ministri ka 30 vetura në dispozicion, tha Arsovski.

Për përditësimin e faqes, tha ai, kanë ndarë 530.000 denarë. Arsovski komenton se për kaq shumë të punësuar në MISA dhe në ministrinë e udhëhequr nga zëvendëskryeministri, është krejtësisht e panevojshme që të ndahen 7500 euro për përditësimin e një faqeje interneti, cilado qoftë ajo.

Gjithashtu, tha Arsovski, 400.000 denarë ndahen në mbjellëse dhe 470.000 denarë të tjera për shërbime konsulente për prokurim publik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments