10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaOpinionArsim Zekolli: Fryma opozitare e “aleancës së shejtanëve” dhe BDI

Arsim Zekolli: Fryma opozitare e “aleancës së shejtanëve” dhe BDI

Shkruan: Arsim Zekolli

Nuk ka shkence pa evidence. Teoria mbetet teori, nese nuk perkrahet nga deshmija ne boten reale. Perfshire politiken.

Per disa dite dhe jave, Shqiptaret kishin rastin te kuptojne se si do duket etapa post-BDI ne duart e opozites se “bashkuar”. Ballafaqim mes realitetit te perhimte integriste dhe ndryshimit opidoik opozitar. Shqiptaret per 20 vite kishin rastin te kuptojne, perjetojne, shijojne dhe vjellin shijen e integrizmit koruptiv e kriminel. Por, per disa dite dhe jave, kishin rastin edhe te shiqojne me nje sy pas perderve te parajses se premtuar opozitare. Dhe sa me shum shiqonin – me nje sy drejt sokakut integrist, me nje sy drejt bulevardit opozitar – aq me shum ndjenin sensin e deja vue, te diqkajes qe ua perkujton skena te ngjajshme nga e kaluara e vet dhe e sotmje e te tjereve. Pasi qe mbledhnin syte dhe mendjen, Shqiptaret ne mendime konkludonin dhe definonin konfliktin mes nacionalizmit shqiptar (te kindapuar) dhe islamizmit opozitar (te teledirigjuar).

Thenia se “si i dojne te huajt Shqiptaret” kishte nje demonstrim adekuat ne oferten opozitare qe luftonte nen moton “edhe me dreqin e zi kunder bdi” qe ishte dhe mbetet vetem cinizmi subliminal qe nenkupton “edhe me dreqin e zi kunder Shqiptareve”. Pra, fryme urrejtjeje ne stilin e qearrsjeve te Shqiptareve me epitetie “pleme, te eger, te zbritur nga mali”, por me arome me perkddehelese te shprehjes se saj nga goja albanofone.

Fryma e “aleances se shtejtaneve” opozitar nuk begatoj argumentet anti-BDI qe ca prej nesh kishin numeruar vite dhe vite me pare, deri sa shejtanet ishin ne shoqeri te integristeve. Por arriti te pershkruan se si do dukej qeverisja nen drejtimin e tyre. Nje bukuri e harmonise islamiste ku erdoganistet luftojne vahabistet, kundershtojne gulenistet dhe perdorein metodat guleniste kunder Shqiptareve. Ku vahabistet tok me amerikanet, anglezet, francezet do luftojne erdoganistet dhe nacionalistet duke lavderuar integrimet dhe share dekadencen mizore perendimore. Ku davutoglistet do luftojne erdoganistet, taraf-taraf diku do bashkepunojne me vahabistet, flertojne me perendimoret, lavderojne izebegovicizmin dhe share rugovizmin. Ku islami do jet lobi i preferuar romesh per radikalizim ndersa nacionalizmi do perceptohet si lavizirizem Nene Tereze, tradhetori Skenderbege dhe gjysma e trojeve Shqiptare si qerdhe shejtanesh katolik qe pengon bashkejetesen me melaqet ortodokse. Ne ate bukuri harmonish mes cmendurive islamiste, Afrimi do luan rolin e “poshten Kosovar”, Zeqirijai ate te intelektualit progresiv islamist, Zejdi te qirrakut puthador te Efendise me thika pas shpine, Bilalli do vazhdon te aktron kompleksin e Perendise, Kastrioti te guardianit musliman te qelsave te kishave ortodokse e katolike ne Jeruzalimin maqedonas ne Oher ndersa te gjith ne do pyesim veten: lere bre mjerimin tone, shiqo se c’ka po ndodhe ne Palestin e Jemen, Egjipt e Libi, Irak e Tunizi.

Ne nacionalizem mund te kete fe. Ne fe, nuk mund te kete nacionalizem. Nacionalizmi eshte lokalizem. Feja eshte globalizem. Ne nacionalizem ka tradheti dhe kujtes historike. Ne fe, tradhetia eshte mekat e virtyt, varesisht nga sulltani i castit.

Per shum vite, islamistet ne Maqedoni nuk nguronin te targetojne dhe etiketojne tjeret, dike si qafir, tjeret si zionist, tretet si katolik-kosovar, katertit si imperialist perendimor, pestit si whatever. Interesant, per tere keto vite, tehu i ofendimeve te te moralshmive islamist ne Maqedoni binte mbi qafen e secilit, perveq mbi ortodokset dhe Ruset. Bile, bile, interesant, edhe vajtimet e fatit te Boshnjakeve, te Srebrenices, ngritej e zbritej varesisht se sa Erdogani takohej me Dodikun dhe Vucinin. Ho de, nese e teproj, me gjeni nje – NJE! – prononcim islamistesh ne Maqedoni kunder Dodikut ne dy vitet e fundit.

Duhet perseritur te thenen me pare. Ne nje kombinim skizofrenik (konform rregullave te raporteve nderkombetare) secila pale ka interes ne rrenimin e BDI. Perfshire dhe Shqiptaret. Por si c’do gje, dallimi eshte te nieti. Islamistet, Turqit, Serbet, Amerikanet, Francezet, Gjermanet, Greket, Vahabistet deshirojne te mposhtin BDI per te zbehur peshen e Shqiptareve ne Maqedoni gjate lojerave gje-politike ne rajon (posaqerisht per te shkeputur nderlidhjen Kosove – Maqedoni), per te eliminuar faktorin Shqiptar si baze e ndikimit pro-perendimor, per te eliminuar realitetin etnik permes kakofonise fetare. Interesi i Shqiptareve per rrenim te BDI eshte diametralisht i kundert: te rrenojne integristet fal okupimit te ceshtjes kombetare, kriminalitetit, pornografizimit te perfaqesimit, cinizmit te dhuntakve etj. E megjithate, jo me c’do kusht. Jo me cmim te rrenimit te interesit kombetar, jo me cmim te zevendesimit te nacionalizmit te bajatosur me anarki libiane, irakiane, libaneze, jemenase etj.

Na duhet opozite tjeter. Pranuam vullnetarisht sot apo detyrimisht neser, kjo qe quhet opozite sot nuk eshte as Shqiptare dhe as opozitare. Eshte vetem nje federate grupimesh qe i bashkon vetem se urrejtja apo zilija ndaj identitetit etnik, nacional Shqiptar, por nuk i bashon dot as besimi ne Allah dhe as vellazeria muslimane, ky oksimoron global. Na duhet opozite e re, nje fryme qe do vahdon konstanten e politikes Shqiptare te themeluar nga PPD, te vazhduar nga PDSh, eksploatuar nga BDI – pra politike qe nuk cenon postulatet kyqe te partise perfaqesuese te Shqiptareve: pozite ne ceshtje Shteterore, opozite ndaj dominances supremaciste maqedonase. Kuazi-opozita e sotshme nuk permban, nuk premton dhe lere te imponon cilin do prej keto dy postulateve. Nuk e thote dora ime, e thote puna e tyre: ne vrap nga preheri i Zaevit ne ate te Mickoskit, ne ikje nga dajaku i Gruevskit vrap ne preher te emisares se Gruevskit. Vlera matese e kesaj opozite eshte Dimitar Apasiev.

Na duhet opozite e re. Jo me shije te coca-cola demokracise, jo me shije salepesh turke, limonadash islamike. Por, si do thonte Podrimja, me tamel nane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments