13.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeArrihet marrëveshje mes ASH-së dhe BDI-së, 4 mandate fiton Sela. TS i...

Arrihet marrëveshje mes ASH-së dhe BDI-së, 4 mandate fiton Sela. TS i ka emrat

Sapo është arritur marrëveshje mes ASH-së dhe BDI-së. Sipas portalit TS, Ziadin Sela fiton katër mandate të sigurta në zgjedhjet e 8 Majit.

Siç mëson më tej portali TS, Ziadin Sela do të jetë bartës në zonën 5, dy mandate do ti fitojë në zonën 6 dhe një mandat në zonën 2.

Gjithçka pritet të vuloset nesër pas kuvendit të ASH-së ku pritet që unanimisht të mbështet marrëveshja mes ASH-së dhe BDI-së për Frontin Evropian.

Portali TS deri tani ka siguruar edhe listën e kandidatëve të ASH-së që ka propozuar Ziadin Sela që të jenë pjesë e listëts së Frontit Evropian, por nuk do të bëjë publike deri sa ASH – BDI të nënshkruajnë marrëveshjen.

Nesër pritet të merr mbështetje të fuqishme Ziadin Sela që  marrëveshja mes ASH-së dhe BDI-së  të nënshkruhet të premten dhe të përmbyllet koalcioni i zgjeruar i Frontin Evropian.

Deri tani kanë nënshkruar pesë parti politike,  nesër pritet të nënshkruaj BDI dhe partia e romëve.

Ndryshe zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 24 prill ku ka dy kandidat shqiptar për president Bujar Osmani nga Fronti Evropian dhe Arben Taravari nga VLEN.

Zgjedhjet e rrethit të dytë presidenciale dhe parlamentare do të mbahen me 8 Maj./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments