15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeARRESTOHEN DY SHTETAS TË BOSNJËS PËR KOKAINËN 1.3 TONËSHE (VIDEO)

ARRESTOHEN DY SHTETAS TË BOSNJËS PËR KOKAINËN 1.3 TONËSHE (VIDEO)

Për aksionin ndërkombëtar për kapjen e 1.3 tonëve kokainë ka raportuar sot edhe “Nezavisne novine” në Bosnjë dhe Hercegovinë, të cilën përshkruajnë elemente nga gjithë aksioni për kapjen e kokainës së fshehur në paketimet me banane. Pjesën më të madhe të kokainës me vlerë prej 50 milionë eurove në aksion ndërkombëtar e sekuestroi policia italiane në sasi mbi një tonë, e cila duhej të përfundonte në tregun e Bosnjës dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta Nezavisne novine, duke u thirrur në burime të policisë së Bosnjës. Në aksionin e realizuar në këtë shtet sipas gazetës në fjalë, janë arrestuar dy shtetas boshnjak.

Me këtë për zbulimin dhe kapjen e porositësve të drogës janë përfshirë njerëz nga Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. Bëhet fjalë për aksion ndërkombëtar me të cilin është ndërprerë zinxhir i madh për organizim të kontrabandës së drogës, për të cilin informacionet i ka pasur policia italiane e cila në bashkëpunim me vendet tjera e ka ndjekur dërgesën me drogë.

Nga kontejnerët me drogë policia italiane ka nxjerrë 970 pako me kokainë me peshë mbi një ton, ndërsa dërgesën e rrejshme me një kilogram kokainë e kanë shoqëruar me sistem GPS për ndjekjen e lokacionit.

Në Bar të Malit të Zi, sipas Nezavisne Novine kanë arritur 6 kamionë për ta marrë dërgesën, prej të cilëve katër ishin nga Maqedonia e Veriut. Dy kamionë janë nisur për në Bosnjë e Hercegovinë duke mos ditur se transportojnë kontejnerë të zbrazët dhe se i ndjekin.
Nga ana tjetër që në ditën e parë të publikimit të rastit kanë shkruar edhe mediat në Shqipëri, të cilat raportuan se porositësit e drogës mund të kenë kuptuar se janë zbuluar dhe kanë bërë tentime për të defokusuar autoritetet shtetërore, si dhe besohet se kanë ndryshuar drejtimin.

Në Shkup ndërkaq nga katër personat e arrestuar natën kur në një kamion në Krushopek u zbulua një kilogram kokainë, gjykata ka ndaluar vetëm pronarinë e kompanisë ku kishte arritur kamioni i ndjekur, dy personat e tjerë ku bën pjesë edhe vozitësi janë lënë të lirë, ndërsa i biri i pronarit është obliguar të paraqitet në gjykatë në afate të caktuara. Prokuroria dhe Gjykata në Maqedoninë e veriut ende nuk kanë dalë me verzion përfundimtar për epilogun e këtij rasti.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments