Arjanit Hoxha ,Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave,njëherit edhe Sekretar Gjeneral i Lëvizjes Besa ka shënjestruar opozitën shqiptare duke thënë se ata kanë mungesë kreativiteti për të ofruar zgjidhje për çështjet që ata i ngrejnë ndërsa të njëjtat sipas tij ata mundohen ti mbulojnë me shpifje dhe mashtrime.
“Mungesën e kreativitetit për të ofruar zgjidhje për çështjet që i ngren kjo opozitë e rrejshme shqiptare, mundohen ta mbulojë me shpifje dhe mashtrime deklaroi Hoxha.
Ai poashtu ka dhënë një porosi për opozitën duke thënë se ata duhet të mësojnë nga gabimet e atyre që i kopijoni, mos i bëni gabimet e njëjta se edhe shumë gjatë do mbeteni aty ku jeni është shprehur Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa.