9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeKE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa...

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

Komisioni Evropian nuk jep komente për rastin e pasaportave të falsifikuara nga Maqedonia e Veriut, por përkujton se rregullisht rishikon kriteret për regjimin pa viza, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Pas spekulimeve publike se Maqedonia e Veriut mund të humbasë regjimin e saj pa viza me BE-në për shkak të pasaportave të falsifikuara në MPB-në, Komisioni Evropian rikujton se siguria e dokumenteve personale është thelbësore.

“Ajo që mund të themi është se çështja e sigurisë së dokumentit është një nga kushtet për liberalizimin e vizave, sipas të cilit vendet pa viza kanë detyrimin të miratojnë dhe zbatojnë masat e duhura administrative”, u përgjigjen për MIA-n nga shërbimi zëdhënës i Komisionit Evropian.

Nga atje shtojnë se përmbushja e kushteve për regjimin pa viza është nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe çdo vit dorëzohet raporti mbi situatën me këto kritere Parlamentit dhe Këshillit për secilin vend që është e lirë nga vizat me BE.

“Bazuar në këto raporte, Komisioni Evropian bën rekomandime. Mosplotësimi për ta bërë këtë mund të jetë arsye për aktivizimin e mekanizmit të pezullimit të vizave, por pezullimi i heqjes së vizës nuk është proces automatik. Komisioni duhet të marrë parasysh të gjitha pasojat e mundshme të heqjes së vizës për marrëdhëniet e jashtme të BE-së dhe shteteve të tij anëtare, si dhe situatën e të drejtave të njeriut në vendet që nuk janë anëtare të BE-së”, shpjegoi Komisioni Evropian.

Nga momenti i publikimit të këtij lajmi, nuk ka përgjigje konkrete nëse ndonjë nga kriteret për regjimin pa viza është i rrezikuar pas aferës me pasaporta të falsifikuara në Maqedoninë e Veriut, MIA do të publikojë detaje shtesë posa t’i marrë nga Komisioni Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments