10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeArianit Hoxha-BESA : Nga Qeveria u larguam për shkak të BDI-së, jo...

Arianit Hoxha-BESA : Nga Qeveria u larguam për shkak të BDI-së, jo për shkak të VMRO-së

Për shkak të pazareve politike me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale, Lëvizja Besa është larguar nga Qeveria, jo se BDI nuk i ka lënë hapësirë ​​për të vepruar, ka thënë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, duke i cilësuar si lajm të rremë deklaratat e partisë së Bilal Kasamit. BDI nuk u ka lënë hapësirë ​​në qeverisjen e përbashkët.

  • BESA u largua nga koalicioni qeveritar sepse kishte një marrëveshje të tillë me VMRO-në për të mbështetur zgjedhjet lokale dhe këtë e dinin para përfundimit të rrethit të dytë. Pastaj, për t’i shpjeguar popullit, veprimtarëve të tyre, kësaj politike të paqëndrueshme, kësaj loje të pamatur politike, ata tani gjejnë argumente. Ku është argumenti? Ata gjithmonë e drejtojnë gishtin nga BDI. BDI është fajtori rezervë në Maqedoninë e Veriut, tha Osmani në intervistën e fundit për TV 21.

Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në një prononcim për “Sloboden Peçat” i ka quajtur “gënjeshtër” dhe “mashtrim të madh” pretendimet e Osmanit.

-Kjo është një gënjeshtër dhe mashtrim që po tenton ta përhapë Bujar Osmani. Ai dhe “familja” e tij e dinë shumë mirë se arsyet e mbushjes së gotës së 14 muajve në pushtet janë disa persona të BDI-së dhe njëri prej tyre është edhe ai personalisht. Pyesni sa ka pasur qasje BESA në MPJ dhe e kuptoni se si është trajtuar Lëvizja BESA si partnere e koalicionit, tha Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments