10.6 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaOpinionArbër Çeliku / Mashtrimi i shqiptarëve të RMV-së në emër të patriotizmit...

Arbër Çeliku / Mashtrimi i shqiptarëve të RMV-së në emër të patriotizmit fascinues gjatë këtyre 3 dekadave demokraci

Ajo që më ra në sy dje dhe sot, opozita shqiptare (e cila vetëm deklarativisht po hiqet si e tillë) kërkuaka heqjen e 20% dhe futjen e gjuhës shqipe (kësaj radhe jo fshehurazi si deri më tani) në Kushtetutën e RMV-së, gjë që përsëri po dëshmon ose injorancën e tyre politike, ose kamuflimin nën gunën e patriotizmit të rrejshëm, me qëllim të mashtrimit të shqiptarëve radhazi në këto 3 vjet demokraci, për ta varrosur përgjithmonë të drejtën tonë natyrore në tokat dhe në shtëpitë tona historike.

Në vitin 1990 ishte PPD-ja ajo, e cila gjoja në shenjë abstenimi, lejoi margjinalizimin e shqiptarëve të Maqedonisë, në vitin 2001, edhe përpos kapjes së pushkëve, përsëri nuk lëvizëm nga pika 0 për realizimin e të drejtave tona natyrore në këtë entitet të brishtë politik, në vitin 2017 ishin të gjithë, pozitë dhe opozitë, të cilët Marrëveshjen e Prespës e votuan pa asnjë kushtëzim kushtetues, kurse tani, kur Bullgaria kërkon futjen e bullgarëve si SHTETFORMUES në Kushtetutën e RMV-së, e ashtuquajtura OPOZITA SHQIPTARE, kërkon heqjen e 20% dhe futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Marrëzi dhe turp i paparë njëherësh! Kur bullgarët, që me regjistrimin e fundit dolën rreth 3500 persona, kërkojnë të jenë shtetformues, ne kërkojmë (mbi 900 mijë shqiptarë) të na hiqet përqindja dhe gjuha shqipe të futet në Kushtetutë.

Ky shtet do të jetë edhe i yni, kur të jemi të barabartë dhe shtetformues me Kushtetutë, jo duke improvizuar patriotizëm fascinues me deklarata boshe dhe statuse në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments