19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi: Për regjistrim në fakultet me diplomë për arsim të mesëm...

Arbër Ademi: Për regjistrim në fakultet me diplomë për arsim të mesëm të mbaruar në këtë vit shkollor

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi dekretet për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, me të cilat sigurojmë funksionim të pandërprerë të sistemit edukativo-arsimor!

?Shfuqizohet matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për nxënësit nga vitet e fundit të regjistruar në këtë vit shkollor!

?Nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme nuk kthehen në bankat shkollore, kurse mësimi do të përfundojë deri më 10 qershor përmes mësimit në distancë, respektivisht të mësuarit nga shtëpia duke aplikuar pajisje për komunikim elektronik!

?Regjistrimi i filloristëve (klasa e parë) për vitin shkollor 2020/2021 do të kryhet në qershor!

?I kemi rregulluar edhe regjistrimet në këtë vit akademik në institucionet e arsimit të lartë, përveç kushteve të përcaktuara tashmë, do të mund të regjistrohen edhe nxënësit nga vitet e fundit të vitit shkollor 2019/2020 me diplomën nga arsimi i mesëm i mbaruar!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments