7.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeArbër Ademi foli për sukseset e BDI-së në Qeveri! Opozita i reagoi:...

Arbër Ademi foli për sukseset e BDI-së në Qeveri! Opozita i reagoi: Prindërit janë të brengosur për vitin shkollor

Mungesa e një vendimi përfundimtar për vitin shkollor, u bë temë debati në seancën për qeverinë e re. Këtë debat e nxiti deputeti dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili duke i reaguar opozitës shqiptare numëroi si arritje se kryeparlamentari wshtw shqiptar dhe se kryeministri pwr herw tw parw do tw jetw shqiptar.

VMRO-DPMNE-ja i porositi që të largohet nga temat nacionaliste dhe e kujtoi se të gjithë prindërit janë të brengosur sepse ai dhe zëvendësministrja Elizabeta Naumovska nuk kanë përpiluar koncept se kur edhe si do të fillojë viti shkollor.


“Të gjithë prindërit në këtë shtet sot janë shumë të brengosur sepse ju dhe zëvendësministrja Elizabeta Naumovska e keni bërë Maqedoninë shtetin e vetëm ku ende nuk ka koncept kur dhe si do të fillojë viti shkollor”, deklaroi Milloshovski.

“Nuk është e vërtetë se nuk ka koncept. Në shumë seanca është diskutuar dhe ka vendim përfundimtar në Qeveri se kur do të fillojë viti shkollor nga 1 tetori”, tha Ademi.Ndërkaq opozita shqiptare kujtoi se arsimtarët në Maqedoninë e Veriut i kanë pagat më të ulëta në rajon.
“Ne jemi dëshmitar se si i keni punësuar mësimdhënësit plotësisht me përkatësi politike dhe arsimin e kemi në nivel shumë të ulët këtë e tregojnë edhe rezultatet ndërkaq sa i takon pagave nuk duhet të lavdëroheni, sepse në rajon pagat janë gjithkund më të larta se në Maqedoni”, deklaroi Neziri.

Nga ana tjetër, pasardhësja e Ademit në postin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Mila Carovska mbrëmë vonë ka premtuar se do të realizojë reforma thelbësore në arsim, duke komentuar reagimet e prindërve dhe nxënësve për vitin shkollor.

Ndërkaq për nesër janë paralajmëruar dy protesta. Njëra organizohet nga prindërit të cilët janë për mësim me prani fizike në shkolla fillore dhe tjetra është nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të cilët duan mësim të kombinuar në shkolla të mesme. Ndërkohë Qeveria ka iniciuar grup të punës për të krijuar kushtet që viti shkollor të fillojë nga 1 tetori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments